Thirrje për artiste!                                                   

KAE krijon mundësi për ekspozita çdo vit përmes thirrjeve për art.

Ne dëshirojmë të shfaqim artistët të cilët punojnë me zell, janë kreativ dhe mendojnë jashtë kornizës. Shumë ekspozita të KAE’s do të kenë vlerësim anonim nga kuratorë dhe profesionistë të artit nga e gjithë bota. Kjo do të bëjë të mundur që punimet e artistëve të vlerësohen në baza të tyre meritore, sesa në përmbajtjen e rezymesë. Ne, gjithashtu koordinojmë ekspozita të cilat nuk do të kenë juri, për t’i dhënë mundësi punimeve të të gjithëve përgjatë vitit.

Të gjitha ekspozitat e galerisë janë të hapura për publikun dhe asnjëherë nuk do të ketë pagesë hyrëse.
Read in English


ÇFARË DUAM NE
Ç'ka ka rreth fytyrës së njeriut?  Një buzëqeshje?  Një shikim i syve? Kjo ekspozitë eksploron artin e portreteve. Edhe në qoftë se është portreti i një të huaji, i një personi të dashur apo edhe i ndonjë personi të famshëm---portreti është një imazh i fuqishëm. Ne po kërkojmë për portrete që prezantojnë të gjitha llojet e shprehjeve---abstrakte, tradicionale, fotografi, iluzion, dhe skulpturë---apliko me punën tënde dhe na trego neve Atë Fytyrë.

Nuk ka madhësi të kufizuar, punimet mund të jenë të vogla ose të mëdha (por duhet të jenë në gjendje të futen nga dera e galerisë!)  Artistët duhet të përdorin materialet në bazë zgjedhjes të punimeve 2D ose 3D.

Artistët duhet të përdorin materialet në bazë zgjedhjes të punimeve 2D ose 3D.

* Të gjitha punimet duhet të jenë të krijuara dhe prodhuara gjatë 5 viteve të fundit. 

AFATI I DORËZIMIT:  E Premte, 06 GUSHT, 2017 deri në ora 18:00 pm
Punimet konsiderohen të paplota derisa të gjitha format, imazhet janë pranuar nga KAE deri në afatin e dorëzimit. Punimet duhet të dërgohen me email tekk: info@kosovoartexchange.com

JURIA
Juria I/E ftuar  – Bruce Herman

ORARI

  • Afati për aplikim:                       06 Gusht, 2017 në ora 18:00 pm
  • Shpallja e rezultateve:             15 Gusht, 2017
  • Dorzimi i punimeve:                 17 - 20 Gusht, 2017
  • Kohëzgjatja e ekspozitës:      15 Shtator deri më 19 Nëntor, 2017
  • Hapja e recepcionit:                15 Shtator, 2017   7- 10 pm
  • Tërheqja e punimeve:             19 Nëntor, 2017

TARIFAT E TË HYRAVE
3€  për artistët të cili aplikojnë me 1-3 vepra arti
5€  për artistët të cilët aplikojnë me 4-6 vepra arti

UDHËZIMET PËR DORËZIMIN
Shikoni politikat dhe Udhëzimet e Ekspozitës.

Shkarkoni formën e dorëzimit