Thirrje për artistë!                                                   

KAE krijon mundësi për ekspozita çdo vit përmes thirrjeve për art.

Ne dëshirojmë të shfaqim artistët të cilët punojnë me zell, janë kreativ dhe mendojnë jashtë kornizës. Shumë ekspozita të KAE’s do të kenë vlerësim anonim nga kuratorë dhe profesionistë të artit nga e gjithë bota. Kjo do të bëjë të mundur që punimet e artistëve të vlerësohen në baza të tyre meritore, sesa në përmbajtjen e rezymesë. Të gjitha ekspozitat e galerisë janë të hapura për publikun dhe asnjëherë nuk do të ketë pagesë hyrëse.  Read in English | Pročitajte na srpskom


Event_SizeCall.jpg

Home

ÇFARË DUAM
Shtëpia. Është më shumë se një shtëpi apo një vend. Shtëpia ka kuptimin e shum gjërave tek shumë njerëz. Çfarë ju rikujton juve rreth shtëpisë? Përderisa qyteti i Mitrovicës përgatitet për ardhjen e diasporës kosovare që kthehet çdo verë, Galeria KAE eksploron idetë, kujtimet dhe shprehjen e asaj që ka kuptimin e "shtëpisë." Të gjitha mediumet e artit janë të pranuara, 2-D dhe 3-D.

TË DREJT PËR T'U ZGJEDHUR
Të gjitha veprat duhet të jenë krijuar dhe prodhuar brenda 5 viteve të fundit. Artistët duhet të jenë 18 vjeç ose më të vjetër. Artistët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës. Veprat mund të mos jenë ekspozuar në një ekspozitat e mëparshme në Galerinë KAE.

JURIA:  Eric Anderson (Amerikan)

DATAT E EKSPOZITËS: 21 qershor – 11 gusht, 2019 

Afati i fundit për të aplikuar: 25 maj 2019 deri në ora 18:00
Aplikimet konsiderohen të paplota derisa të gjitha format, imazhet dhe pagesat të pranohen nga Galeria KAE deri në afatin e fundit.
>> Përdorni formularin ONLINE të dorëzimit.

ÇMIMET E APLIKIMIT
5€ cmimi për artist me 1 - 2 vepra të paraqitura 
8€ cmimi për artist me 3 - 5 vepra të paraqitura 
Pagesat duhet përfunduar deri me 25 maj 2019 deri në ora 18:00

ORARI
Afati i aplikimit dhe pagesat e aplikimit duhet të bëhen nga: 25 maj 2019 deri në orën 18:00
Rezultatet shpallen: 30 maj 2019
Sjellja e veprave dhe marrëveshjet e artistëve: 06 - 09 qershor 2019
Hapja e ekspozites: 21 qershor 2019 19:00 - 21:00
Ekspozita mbyllet: 11 gusht 2019 
Marrja e veprave nga artistët: 15 - 17 gusht 2019

SI TË BEHET PAGESA E APLIKIMIT
Përdorimi i transferit bankar - llogaria bankare Raiffeisen e Galerisë KAE # 1503001004628929.
Tregoni që pagesa juaj është për "HOME" dhe të përfshijë emrin dhe mbiemrin tuaj.

UDHËZIME PËR DORËZIMIN
Shikoni Politikat dhe Udhëzimet e ekspozitës

>> Përdorni formularin ONLINE të dorëzimit.