KRITERET PËR APLIKIM 
Aplikantët duhet të jenë tetëmbëdhjetë vjeç ose më të vjetër dhe banor në Kosovë. 
Përjashtime ka vetëm për ekspozita të posaçme që bëhen për shkollat e mesme .
Thirrjet e artistëve janë të hapura për çdo artist.
** Të gjitha punimet duhet të jenë të orgjinale dhe të krijuara gjatë 3 - 5 viteve të fundit bazuar në kërkesat specifike të ekspozitave. **
Nuk do të pranohen kopje ose  riprodhime mekanike.

Punimet duhet t'i zë dera e hyrjes së Galerisë KAE për tu ekspozuar. KAE ka të drejtë t'i përjashtoj punimet përshkak të kërkesave speciale ose madhësis të papërshtatshme.  Punimet duhet dorëzohen presonalisht në galeri.
Punimet e artit të cilat dorëzohen në emer të një artisti duhet të posedojnë një autorizim me shkrim nga artisti.

FORMA E DORËZIMIT
Pagesa për aplikim duhet të paguhet direkt në llogarinë bankare të Galerisë KAE në Raiffeisen në 1503001004628929 ose direkt në galerinë KAE.

Të gjitha punimet duhen të emërohen kështu:
                       01_mbiemri_titulli.jpg
                       02_mbiemri_titulli.jpg

Imazhet duhet të dërgohen si jpegs dhe duhet të jenë të paktën 1000px në përmasat e tyre më të gjera, jo që të kalojnë 2MB për imazh..Artistët 2D mund ta dorëzojn një JPEG për aplikim.
Artistët 3D mund ti dorëzoj dy JPEGS(një të plotë dhe një me detaje) për aplikim
Ndiqni formatin e emërimitpër veprat siç tregohet më lart.
Imazhet e dërguara duhet të jenë të pa përmirësuara dhe të pa manipuluara në rezolucion të lartë.

SHITJET
KAE nuk merr komision përanëtarët e KAE-S. KAE merr një komision prej 10% të çmimit të shitjes për jo anëtarët në gjitha punimet e shitura gjatë ekspozitës. Nese ndonjë punim nuk është për shitje atëhere ju lutem caktojeni vlerën e veprës e cila nuk është për shitje në kohë të duhur gjatë regjistrimit ose në fletngarkesë

PËRGJEGJËSIA
Të gjitha punimet do të trajohen me shum respekt dhe kujdes. KAE nuk është përgjegjëse për punimet artistikegjatë transportit për ose nga galleria dhe për punimet të cilat nuk janë të qëndrueshme. Duke marrë pjesë në këtë ekspozitë, artisti pajtohet me të gjitha rregullat dhe rregulloret e përcaktuara nga udhëzimet e ekspozitës.

Udhëzimet për Ekspozit

See English