KRITERET PËR APLIKIM 
Aplikantët duhet të jenë tetëmbëdhjetë vjeç ose më të vjetër dhe banor në Kosovë. 
Përjashtime ka vetëm për ekspozita të posaçme që bëhen për shkollat e mesme .
Thirrjet e artistëve janë të hapura për çdo artist.
** Të gjitha punimet duhet të jenë të orgjinale dhe të krijuara gjatë 3 - 5 viteve të fundit bazuar në kërkesat specifike të ekspozitave. **
Nuk do të pranohen kopje ose  riprodhime mekanike.

Punimet duhet t'i zë dera e hyrjes së Galerisë KAE për tu ekspozuar.

KAE ka të drejtë t'i përjashtoj punimet për shkak të kërkesave specifike ose madhësisë të papërshtatshme.  Punimet duhet dorëzohen personalisht në galeri. Punimet e artit të cilat dorëzohen në emër të një artisti duhet të posedojnë një autorizim me shkrim nga artisti.

FORMA E DORËZIMIT
Pagesa për aplikim duhet të paguhet direkt në llogarinë bankare të Galerisë KAE në Raiffeisen në 1503001004628929 ose direkt në galerinë KAE.

Të gjitha punimet duhen të emërohen kështu:
                       01_mbiemri_titulli.jpg
                       02_mbiemri_titulli.jpg

Imazhet duhet të dërgohen si jpeg dhe duhet të jenë të paktën 1000px në përmasat e tyre më të gjera, jo që të kalojnë 2MB për imazh. Artistët 2D mund ta dorëzojnë një JPEG për aplikim.
Artistët 3D mund ti dorëzojnë dy JPEGS (një të plotë dhe një me detaje) për aplikim
Ndiqni formatin e emërimit për veprat siç tregohet më lart.
Imazhet e dërguara duhet të jenë të pa përmirësuara dhe jo të manipuluara në rezolucion të lartë.

KORNIZAT E VEPRAVE
Në mënyrë që të jeni pjesë e ekspozitës, veprat tuaja duhet të jenë me korniza. Kornizat në veprat tuaja duhet të jenë/vendosën në mënyrë profesionale. Veprat duhet të jenë me korniza kur të  sillen në galeri.
Nëse veprat tuaja nuk kanë korniza atëherë Galeria KAE ofron këto shërbime:

  • Artistët që kanë vepra të punuara në letër (vizatime, fotografi, ngjyra të ujit, etj.), mund të përdorin kornizat e galerisë për 2 Euro/kornizë, për aq sa zgjat ekspozita.
  • Artistët që kanë vepra të punuara në pëlhurë mund të kerkojnë nga galeria që t’u punohen kornizat prej druri për 5 Euro/vepër. Pas ekspozitës kornizat nga druri i takojnë artistëve.

SHITJET
KAE nuk merr komision nga anëtarët e KAE-së. Megjithatë, KAE merr një komision prej 10% të çmimit të shitjes për të gjitha punimet e shitura gjatë ekspozitës nga ata të cilët nuk janë anëtarë të KAE-së. Nese ndonjë punim nuk është për shitje, atëherë gjatë regjistrimit ose në fletngarkesë e deklaroni vlerën e punimit si NFS (not for sale).

PËRGJEGJËSIA
Të gjitha punimet do të trajohen me respekt dhe kujdes të shtuar. KAE nuk është përgjegjëse për punimet artistike gjatë transportit deri apo nga galleria dhe për punimet të cilat janë jostabile. Duke marrë pjesë në këtë ekspozitë, artisti pajtohet me të gjitha rregullat dhe rregulloret e përcaktuara nga udhëzimet e ekspozitës.

Udhëzimet për Ekspozitë

See English