KAE ofron praktik për studentët e vitit të fundit të gjimnazit të shkollës KLA si dhe për studentët e kolegjeve dhe universiteteve që ndjekin shkollimin për art, histori të artit, administrim të artit, marketing, planifikim të eventeve dhe disiplina të tjera.

Praktika në galeri
Semestri i vjeshtës /semestri i pranverës

Orari përcaktohet nga nevoja për praktikantë dhe nga KAE

Praktikantët në galerin KAE do të punojë me asistenten e galerisë dhe drejtorin ekzekutiv në detyra të ndryshme. Detyrat përfshijnë përshëndetjen e publikut gjatë orarit kur galeria është e hapur, duke ndihmuar me instalimet / deinstalimet e artit, përgatitjet e ngjarjeve dhe dokumentimin e ekspozitave të galerisë. Përveç kësaj, praktikantët e galerisë do të ndihmojë në planifikimin e progameve për artistët dhe marketing si dhe disa përkthime kur nevojiten.

Kualifikimet:
Personat me studio arti, aplikues të artit si dhe personat me eksperienc në histori të artit( Kritik i artit, historian I artit) kanë përparsi kryesore. Aftësitë themelore kompjuterike, aftësi për të organizuar informacione, disa aftësi për përpunimin e tekstit dhe dizajnit grafik preferohen. Njohja e gjuhës angleze.

Për tu kualifikuar ju duhet të mbushni aplikacioni, të keni dëshmi mbi njohëjen e gjuhës angleze, dhe ta kaloni intervisten

Afati: Do të përcaktohet


Praktikë për rrjetet sociale & marketing

Semestri i vjeshtës /semestri i pranverës

Orari përcaktohet nga nevoja për praktikantë dhe nga KAE

Prakikantët e KAE’s në sektorin e rrjeteve sociale dhe marketing do të menaxhojnë me rrjetet sociale të KAE’s, të kordinojnë blogun dhe të bëjnë përditësimin e webfaqes së KAE’S. Përveç kësaj, praktikantët do të marrin pjesë në ngjarjet dhe programet e KAE për të postuar përmbajtje në rrjetet sociale, si dhe për të mbledhur informacione për web dhe blog. Praktikantët do të jenë përgjegjës për planifikimin e postimeve dhe blogut (ose si autor ose redaktor për blogerët / artistët e ftuar) gjithashtu do të asistojnë në përkthim në mes të anglishtes dhe shqipes.

Kualifikimet:
Aplikues të artit, si dhe personat me eksperienc në histori të artit, komunikim, marrëdhëniet me publikun, anglisht ose marketing. Preferohet personat me përvojë me marketingun ose marrëdhëniet me publikun. Aftësitë themelore kompjuterike, aftësi për të organizuar informacione, disa aftësi për përpunimin e tekstit dhe dizajnit grafik preferohen. Njohje të gjuhës angleze si në lexim ashtu edhe në shkrim

Për tu kualifikuar ju duhet të mbushni aplikacioni, të keni dëshmi mbi njohëjen e gjuhës angleze, dhe ta kaloni intervisten

Afati: Do të përcaktohet


Vullnetarët

Vullnetarët nuk u kërkohet të jenë anëtarë ata mund të jenë individë të interesuar në art. Vullnetarët do të kenë mundësi të punojnë në aspekte të ndryshme të KAE’s nën mbikëqyrjen e drejtorit ekzekutiv. Aftësitë themelore angleze janë të nevojshme.

Për tu kualifikuar ju duhet të mbushni aplikacioni dhe ta kaloni intervisten.