Misioni

Kosovo Art Exchange Gallery është një organizatë jo-fitimprurëse e artit dhe galeri që inkurajon dhe mbështet zhvillimin e artistëve vizualë në Kosovë. Misioni i KAE është të ofrojë mundësi për artistët e rinjë në rritje, të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit, vlerësimin dhe mbështetjen e artistëve të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë.

KAE ka partnership me shkollat lokale publike dhe private, veçanërisht universitetet në rajon; dhe me organizata të tjera lokale / kombëtare me një mision të ngjashëm. Ne nxisim avancimin e artistëve dhe ne jemi një vendi ku artistët mund ta marrin fillimin e tyre, të zhvillojnë ide  të reja dhe të avancojnë karrierën e tyre bazuar vetëm në artin e tyre, jo në kredencialet e tyre. Kjo arrihet përmes një procesi me juri të verbër. Vizioni I KAE’s është të bëhet burimi kryesor për artistët e komunitetit të Mitrovicës ( dhe Kosovës) dhe të bëhet vendi kryesorë që do të bashkoje komunitetin me artet vizuale.

Çfarë bënë Kosovo Art Exchange Gallery [ KAE ] ?
E thënë thjesht, KAE është një shoqatë arti dhe galeri.
Anëtarë i gëzojnë disa përfitime për të ndihmuar në avancimin e ekspozimit të artit të tyre . Mësoni më shum rreth për përparësive e të antarsimit në KAE ketu.

Shërbimet e KAE’S ndaj artistëve

  • Ofron mundësi profesionale për karrierë përmes ekspozitave (ekspozimit / marketingut) dhe shitjeve të mundshme të punës.
  • Ofron burime: punëtori / seminare / kritika kolegji / zhvillim profesional dhe rrjetëzim, programe të veçanta që bashkëpunojnë me artistët ndërkombëtarë.
  • Bashkohuni dhe merrni përfitime të veçanta si Antarë i KAE’s!

Shërbimet e KAE’S ndaj studentave

  • Ofron praktika për studentët e universitetit dhe të shkollave të mesme.
  • Ofron mundësi partneriteti me universitete.
  • Ofron mundësi për studentët puna e tyre profesionale të ekspozohet një herë në vit.
  • Mësoni rreth praktikave dhe mundësive vullnetare.

Shërbimet e KAE’S ndaj dashamirësve të artit dhe sportit

  • Ofron një vend për të parë, dëgjuar, përjetuar dhe mbështetur artin!
  • Ofron një vend për ngjarje kulturore si netët e hapura të mikrofonit për poezi, performancat muzikore si dhe shfaqjet të tregimeve.
  • Ofron një vend për të dëgjuar dhe për të mësuar nga folësit e veçantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë (artistë dhe jo artistë).
  • Ofron një vend për të mbështetur artistët përmes blerjes së veprave origjinale.

Shërbimet e KAE’S ndaj komunitetit të bizneseve

  • Ofron hapësirë me qira për të mbajtur takime private / seminare / punëtori / ngjarje.
  • Ofron koordinimin e mënyrave për bizneset për të investuar në artistët vendorë duke "marrë me qera" punimet për bizneset e tyre.

Shërbimet e KAE’S ndaj komunitetit

  • Ofron një hapësirë ku mund të shijoni kafe dhe embëlsira klasike Amerikane në një mjedis të bukur ku mund te kaloni mire vetëm ose me miqtë,  dhe ku nuk lejohet pirja e duhanit.
  • Ofron një vend për të admiruar dhe për të qenë krenar për artistët lokalë dhe kombëtarë në Mitrovicë dhe Kosovë.
  • Ofron një vend që kontribuon në ekonominë e Mitrovicës përmes punës ligjore dhe të ardhurave tatimore për qytetin.

Read in English