Njoftohuni me Jurinë

The Kosovo Art Exchange Gallery fton artistë dhe profesionistë të artit të marrin pjesë në një proces me juri të verbër për të siguruar nivelin më të lartë të ekselencës, duke siguruar që merita e artit është fokusi për përzgjedhjen. Read in English


Eliza Hoxha.jpg

Eliza Hoxha (Kosovare)

Juria për ekspozitën Color: The Eye Candy of Art

E lindur në Mitrovicë, Kosovë Eliza Hoxha ishte e njohur si një këngëtare dhe kompozitore e suksesshme në industrinë muzikore shqiptare. Ajo ka marrë arsimimin e saj të hershëm në Prishtinë dhe më pas ka ndjekur studimet e saj universitare jashtë vendit. Ishte koha kur ajo po studionte në programin e saj në Master, në Belgjikë kur bota filloi të shihte ndërrimin e profesionit të Elizës - në planifikimin urban dhe arkitekturë. Aktualisht është duke punuar në studimet e saj të doktoraturës në Universitetin e Teknologjisë të Grazit në Austri. Përveç kësaj, znj. Hoxha është lektore aktive në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë. Ajo është autore e librit City and Love një ditar urbanistik për qytetin e Prishtinës (botuar në vitin 2013). 

Ajo është një zë bashkëkohor me ndikim në botimin e projekteve artistike që fokusohen në zhvillimin e skenës së artit në Kosovë. Më së fundmi në dimrin e vitit 2018, znj. Hoxha shfaqi në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë veprat e saj në fotografinë dhe instalacione, titulluar "Between Dream and Reality". Kjo ekspozitë e fuqishme e fotografive kapi historinë e luftës dhe përpjekjet e populli të Kosovës për ëndrrën për të qenë të pavarur. Me rastin e kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, puna e zonjës Hoxha i flet gjeneratave të ardhshme për të i mësuar të i përkujton brezat e kaluar që të mos harrojnë kurrë. Ajo është kuratore dhe ekspozuese e Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut të Arkitekturës 2018 që hapet në Maj. Që nga viti 2013, Eliza është përfaqësuese e Kosovës në Parlamentin Evropian të Kulturës (ECP).


LAldrich.jpeg

Lynn Aldrich (Amerikane)

Juria për ekspozitën Color: The Eye Candy of Art

Lynn Aldrich është një artiste me bazë në Los Angeles, e cili bën skulptura, ndërtime murale dhe instalacione, shpesh duke përdorur produkte të blera për konsum. Puna e saj është e frymëzuar nga natyra, historia e artit, letërsia, teologjia dhe vëzhgimi i kulturës bashkëkohore. Ajo studioi pikturën deri në vitin e saj të fundit kur u diplomua në Art Center College of Design dhe më pas ajo filloi të bënte vepra 3 dimensionale. Aldrich ka ekspozuar vepra në vende të ndryshme, dhe shfaqjen e fundit e ka pasur në Galerinë e Arteve në Amsterdam, dhe galerinë DENK, Los Anxhelos. Veprat e saj janë në koleksione të shumta të rëndësishme si MOCA, Los Anxhelos, Los Angeles County Museum, Portland Art Museum, Portland, OR dhe Fondacioni Calder, NY. Në vitin 2014, ajo mori një Fellowship në Guggenheim. Shikoni dokumentarin për punën e zonjës Aldrich KËTU.


dida-picBW.jpg

Dida Parrott (Amerikane)

Juria për Solivagant: Ekspozita Personale

Dida Parrott ra në dashuri me historinë e artit në Universitetin Wake Forest ku më pas kaloi një semestër në Venedik, Itali. Ishte Dr. Terisio Pignatti, një ekspert i shquar i artit të Rilindjes Veneciane, që e mësoi atë duke përdorur veprat origjinale të Bellini, Giorgione, Titian, Giotto, Palladio, Veronese dhe shumë të tjerë. Pas perfundimit të Universitetit (MBA), ajo u bë  pedagoge në Muzeun e Artit të Karolinës së Veriut. Më pas ajo punoj për një kohë të gjatë në IBM dhe pas pensionimit të saj nga IBM, ajo u kthye në mësimet për pedagogji dhe tani është profesoreshë e turneve në Muzen e Karolinës së Veriut që nga viti 2011.

Përderisa Rilindja Italiane mbetet një periudhë dhe stil i preferuar i sai, ato gjithashtu përfshijnë artin e lashtë, artin aziatike dhe artin e Evropës Veriore. Artisti i saj i preferuar bashkëkohor është Kehinde Wiley, i cili së fundi përfundoj portretin zyrtar të Barak Obamës.

Udhëtimet e vazhdueshme të Dida në të gjithë botën kanë shtuar dashurinë e saj të thellë për artin. Në dy vitet e fundit, ajo vizitoi Peru (Machu Picchu), Kopenhagën, Shën Petersburg, Rusinë, Berlinin, Greqinë, Izraelin dhe Jordania (Petra). Ajo ka përjetuar artin dhe kulturën e Japonisë, Kinës, Vietnamit dhe kishte përsëritur vizita në Britaninë e Madhe, Francë, Hollandë, Barcelonë, dhe natyrisht Italinë dhe SHBA. Ajo shpreson që së shpejti të shtojë Kroacinë, Kosovën dhe Egjiptin në listë.


KAE-Board.gif

Bordi i Drejtorëve të Galerisë KAE (Amerikanë)

Juria për ekspozitën Escape to Landscape

Edhe pse mund të mos jenë artistë, por bordi i drejtorëve të Galerisë KAE e pëlqen dhe mbeshtetë artin në komunitetin tonë. Është radha e tyre të vendosin në përzgjedhjen e artit të cilin ata mendojnë që është më e mira për ekspozitën tonë të parë të vitit 2018.


TOMMIE_PHOTO-Torso.jpg

Tommie Lee Washington (Amerikan)

Anëtar jurie për Text It!  Njoftim: Kjo ekspozitë është anuluar.

 Tommie Lee Washington është një dizajner grafik dhe animator i vlerësuar me çmime te ndryshme, i cili ka punuar për ESPN për më shumë se 20 vjet. Para se të punësohet nga ESPN, Tommie ka punuar si Drejtor i Artit për video muzikore dhe reklamime informuese. Ai gjithashtu ka punuar si animator i lirë me klientë, përfshirë Philadelphia Phillies, Philadelphia Eagles dhe Philadelphia Flyers.

Z. Washington u bë punonjësi i parë i ESPN që ka krijuar një animacion 3D i cili është shfaqur në rrjetet e ESPN. Ai vazhdoi të ishte një inovator duke krijuar realitetin e parë virtual të vendosur për “Outside The Lines” dhe gjithashtu grafikun e parë të animuar për ESPN, transmetuar në ESPNEWS.

Mësoni më shumë rreth Tommie Lee Washington në faqen e tij të internetit.


 detail,  Portrait of the Artist: Bruce Herman , ca. 2011 oil and alkyd on canvas

detail, Portrait of the Artist: Bruce Herman, ca. 2011 oil and alkyd on canvas

Bruce Herman (Amerikan)

Anëtar jurie për Ajo Fytyrë

Bruce Herman është një piktor dhe edukator që jeton dhe punon në Massachusetts. Herman mban titullin e kryetarit të nderuar Lothlórien në Artet e Bukura në Kolegjin Gordon, ku ai ka dhënë mësim dhe  ka bërë kurimin e ekspozitave qysh që nga viti 1984. Ai ka përfunduar studimet universitare bachelor dhe master të Artetve të Bukura  në Kolegjin e Arteve të Bukura të Bostonit.  Studimet master ai I përfundoi nën mbikqyrjen e Philip Guston dhe James Weeks; Ndërsa bachelor nën mbikqyrjen e David Aronson, Reed Kay dhe Arthur Polonsky.

Herman ligjeron ndërkombtarisht dhe ka botuar shumë libra, revista dhe magazina të famshme - së fundi ai botoi “ Through your eyes” (W. B. Eerdman Books). Veprat e tij artistike janë ekspozuar në shumë ekspozita solo dhe grupore në njëmbëdhjetë qytete të mëdha,duke përfshirë Bostonin, Nju Jorkun, Çikagon, Uashingtonin, DC dhe Los Anxhelos.

Puna e tij është ekspozuar edhe ndërkombëtarisht, duke përfshirë Kings College Chapel, Cambridge University; Universitetin e Hong Kongut; Palazzo dei Sette në Orvieto, Itali; Në Kanada, Izrael, dhe së shpejti edhe në Japoni. Arti i Herman-it është i paraqitur në shumë koleksione publike dhe private, duke përfshirë edhe Muzeun e Vatikanit të Artit Modern Fetar në Romë; Muzeun e Arteve të Bukura të Cincinnati; Muzeu DeCordova në Lincoln, Massachusetts; Muzeu Hammer, Grunwald Print Collection, Los Angeles; Muzeu Cape Ann, dhe shumë galeri të universiteteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Mësoni më shumë rreth Bruce Herman në faqen e tij të internetit.


 (kreditet për foto: Fadil Berisha)

(kreditet për foto: Fadil Berisha)

Alban Muja (i lindur në Mitrovicë në vitin 1980)

Anëtar jurie për Mitrovica Matter

Muja është artist vizual dhe regjisor i bazuar në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet BA dhe MA në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës.

I ndikuar kryesisht nga proceset transformuese në sferat sociale, politike dhe ekonomike në rajonin e gjerë përreth, ai heton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozitën e tij në Kosovë sot. Veprat e tij mbulojnë një gamë të gjerë mediash, duke përfshirë instalime videosh, filmit të metrazhit të shkurtër, filma dokumentar, vizatime, piktura, fotografi dhe performanca.

Puna e tij është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo, duke përfshirë: Muzeun e Arteve të Bukura, Split; Trieste Contemporanea; Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor të Rijekës; Galeria Škuc Ljubljan; Galeria Kombëtare e Kosovës; Galeria Myymala2 Helsinki; Galeria Nicodim, Buchares/Los Angelos; Muzeu Ludwing, Budepest; Galeria Gagosian; 'MardinBiennle' ‘ Bienalja e dytë e Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BH; Bienalen grafike e 28t e Ljubljanës; Galeria Kombëtare e Sllovakis; Muzeu i Artit Bashkëkohor të Vojvodinës; Berlinale’; Galeria Mestna , Ljubljana, NGBK, Berlin; BrotKunsthalle, Vienna ; Muzeu I Artit Göteborg; Cetinje Biennale 5; Galeria Nova Zagreb, ect.  Ai ka jetuar në vendbanime të ndryshme dhe mori një numër bursash, ndër të tjera, në Vienë, Lubjanë, Nju Jork, Santa Fe dhe Stamboll. Ai momentalisht jeton dhe punon në Prishtinë, Kosovë.


JgordyBW.jpg

John Gordy (Amerikan)

Anëtar jurie për Mitrovica Matter

Pas përfundimit të studimeve master në artet e bukura nga shkolla e muzeut të arteve të bukura në Boston, Gordy ka qenë një fotograf ekspozues. Duke punuar si dizajner dhe zhvillues i multimedias, ai është një lektor i kërkuar për ekspertizën e tij në bashkimin e arteve dhe multimedias në një kontekst të muzeut.

Duke punuar me disa prej muzeeve më prestigjioze të artit në Amerikë, përfshirë Instituticionin Smithsonian dhe galerin Sackler, ai ka zhvilluar dhe krijuar projekte të mediave digjitale me artistë të mëdhenj ndërkombëtarë si Xu Bing dhe ka bashkëpunuar me muzikantë si Yo-Yo Ma.