Njoftohuni me Jurin

The Kosovo Art Exchange Gallery fton artistë dhe profesionistë të artit të marrin pjesë në një proces me juri të verbër për të siguruar nivelin më të lartë të ekselencës, duke siguruar që merita e artit është fokusi për përzgjedhjen. Read in English

TOMMIE_PHOTO-Torso.jpg

Tommie Lee Washington (Amerikan)

Anëtar jurie për Text It!

Tommie Lee Washington është një dizajner grafik dhe animator i vlerësuar me çmime te ndryshme, i cili ka punuar për ESPN për më shumë se 20 vjet. Para se të punësohet nga ESPN, Tommie ka punuar si Drejtor i Artit për video muzikore dhe reklamime informuese. Ai gjithashtu ka punuar si animator i lirë me klientë, përfshirë Philadelphia Phillies, Philadelphia Eagles dhe Philadelphia Flyers.

Z. Washington u bë punonjësi i parë i ESPN që ka krijuar një animacion 3D i cili është shfaqur në rrjetet e ESPN. Ai vazhdoi të ishte një inovator duke krijuar realitetin e parë virtual të vendosur për “Outside The Lines” dhe gjithashtu grafikun e parë të animuar për ESPN, transmetuar në ESPNEWS.

Mësoni më shumë rreth Tommie Lee Washington në faqen e tij të internetit.

detail, Portrait of the Artist: Bruce Herman, ca. 2011 oil and alkyd on canvas

detail, Portrait of the Artist: Bruce Herman, ca. 2011 oil and alkyd on canvas

Bruce Herman (Amerikan)

Anëtar jurie për Ajo Fytyrë

Bruce Herman është një piktor dhe edukator që jeton dhe punon në Massachusetts. Herman mban titullin e kryetarit të nderuar Lothlórien në Artet e Bukura në Kolegjin Gordon, ku ai ka dhënë mësim dhe  ka bërë kurimin e ekspozitave qysh që nga viti 1984. Ai ka përfunduar studimet universitare bachelor dhe master të Artetve të Bukura  në Kolegjin e Arteve të Bukura të Bostonit.  Studimet master ai I përfundoi nën mbikqyrjen e Philip Guston dhe James Weeks; Ndërsa bachelor nën mbikqyrjen e David Aronson, Reed Kay dhe Arthur Polonsky.

Herman ligjeron ndërkombtarisht dhe ka botuar shumë libra, revista dhe magazina të famshme - së fundi ai botoi “ Through your eyes” (W. B. Eerdman Books). Veprat e tij artistike janë ekspozuar në shumë ekspozita solo dhe grupore në njëmbëdhjetë qytete të mëdha,duke përfshirë Bostonin, Nju Jorkun, Çikagon, Uashingtonin, DC dhe Los Anxhelos.

Puna e tij është ekspozuar edhe ndërkombëtarisht, duke përfshirë Kings College Chapel, Cambridge University; Universitetin e Hong Kongut; Palazzo dei Sette në Orvieto, Itali; Në Kanada, Izrael, dhe së shpejti edhe në Japoni. Arti i Herman-it është i paraqitur në shumë koleksione publike dhe private, duke përfshirë edhe Muzeun e Vatikanit të Artit Modern Fetar në Romë; Muzeun e Arteve të Bukura të Cincinnati; Muzeu DeCordova në Lincoln, Massachusetts; Muzeu Hammer, Grunwald Print Collection, Los Angeles; Muzeu Cape Ann, dhe shumë galeri të universiteteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Mësoni më shumë rreth Bruce Herman në faqen e tij të internetit.

(kreditet për foto: Fadil Berisha)

(kreditet për foto: Fadil Berisha)

Alban Muja (i lindur në Mitrovicë në vitin 1980)

Anëtar jurie për Mitrovica Matter

Muja është artist vizual dhe regjisor i bazuar në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet BA dhe MA në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës.

I ndikuar kryesisht nga proceset transformuese në sferat sociale, politike dhe ekonomike në rajonin e gjerë përreth, ai heton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozitën e tij në Kosovë sot. Veprat e tij mbulojnë një gamë të gjerë mediash, duke përfshirë instalime videosh, filmit të metrazhit të shkurtër, filma dokumentar, vizatime, piktura, fotografi dhe performanca.

Puna e tij është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo, duke përfshirë: Muzeun e Arteve të Bukura, Split; Trieste Contemporanea; Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor të Rijekës; Galeria Škuc Ljubljan; Galeria Kombëtare e Kosovës; Galeria Myymala2 Helsinki; Galeria Nicodim, Buchares/Los Angelos; Muzeu Ludwing, Budepest; Galeria Gagosian; 'MardinBiennle' ‘ Bienalja e dytë e Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BH; Bienalen grafike e 28t e Ljubljanës; Galeria Kombëtare e Sllovakis; Muzeu i Artit Bashkëkohor të Vojvodinës; Berlinale’; Galeria Mestna , Ljubljana, NGBK, Berlin; BrotKunsthalle, Vienna ; Muzeu I Artit Göteborg; Cetinje Biennale 5; Galeria Nova Zagreb, ect.  Ai ka jetuar në vendbanime të ndryshme dhe mori një numër bursash, ndër të tjera, në Vienë, Lubjanë, Nju Jork, Santa Fe dhe Stamboll. Ai momentalisht jeton dhe punon në Prishtinë, Kosovë.

JgordyBW.jpg

John Gordy (Amerikan)

Anëtar jurie për Mitrovica Matter

Pas përfundimit të studimeve master në artet e bukura nga shkolla e muzeut të arteve të bukura në Boston, Gordy ka qenë një fotograf ekspozues. Duke punuar si dizajner dhe zhvillues i multimedias, ai është një lektor i kërkuar për ekspertizën e tij në bashkimin e arteve dhe multimedias në një kontekst të muzeut.

Duke punuar me disa prej muzeeve më prestigjioze të artit në Amerikë, përfshirë Instituticionin Smithsonian dhe galerin Sackler, ai ka zhvilluar dhe krijuar projekte të mediave digjitale me artistë të mëdhenj ndërkombëtarë si Xu Bing dhe ka bashkëpunuar me muzikantë si Yo-Yo Ma.