image02.jpg

Read in English

Komentet e Klientit:

"Gjendja e hapësirës pas mbërritjes tonë ishte e shkëlqyeshme; e pastër dhe e rregullt - më mirë se që kemi pritur."

 

"Stafi i Galerisë së KAE ishte shumë i sjellshëm dhe shumë bashkëpunues gjatë gjithë kohës. Ata u përgjigjën në çdo email në kohë, dhe shumë pozitiv në çdo rekomandim. Me mbërritjen e mbi 40 mysafirëve, të dy antaret e stafit që punonin nuk treguan asnjë shenjë të ngatërrimit ose stresit, por ishin shumë të sjellshëm dhe të dashura."

 

"Për ne ishte hera e parë që organizuam një koncert privat për djalin tonë. Ne dëshironim më të mirën, dhe Galeria KAE e bëri këte shumë të lehtë për ne. Rezultatet ishin të shkëlqyera. Pas koncertit, një nga mysafirët tanë na tha se gjatë performancës në Galerinë e KAE - për një moment ata u ndjenë sikur nuk ishin në Kosovë. Shumë nga mysafirët tanë ndërkombëtarë na falënderuan për ftesen dhe që i u kemi treguar një anë tjetër të komunitetit tonë lokal."

 

"Galeria është njëra ndër vendet e mia të preferuara në tërë Mitrovicën! Stafi me të vërtetë besojnë në atë që punojnë. Gjithmonë janë të ndihmueshëm, shoqërueshëm dhe profesional. Hapësira është e bukur dhe e mirëmbajtur. Galeria ofron një ambient paqësor dhe të dashur. Në kohën e planifikimit deri në mbajtjen e eventit, stafi kanë qenë të respektueshëm dhe të organizuar, duke i dhënë një pamje mjaft të mirë eventit."

"E tërë përvoja jonë me Galerinë KAE ka qenë e shkëlqyeshme! Të gjithë kanë qenë të ndihmueshëm në planifikim të eventit, kanë bërë një punë mjaft të mirë në ditën e mbajtjes së eventit, si dhe na u kanë përshtatur nevojave tona. Nuk kanë krijuar ndonjë pengesë - vetëm sa i kanë shtuar sukses eventit!" 

Marrja e Galerisë me qira për Evente Private

Një galeri e freskët e bardhë, dhe vëmendja në detaje e bëjnë Galerinë KAE vend ideal për mbledhjet tuaja, të cilat mund të jenë elegante dhe komode. Qëllimi ynë është që të ndajmë me ju dhe mysafirët tuaj thesarin kulturor të artit lokal të kombinuar me shërbimin profesional dhe një ambient të ngrohtë, duke e bërë eventin tuaj ngjarje përtej pritjeve tuaja.

Nëse ngjarja juaj private është formale, e thjesht, apo edhe që të dyja nga pak, Galeria KAE siguron një mjedis të bukur për pritjet e vogla, takimet e biznesit, punëtoritë dhe trajnimet. Festoni ditëlindje të veçanta ose përvjetorë me vepra arti origjinale dhe të rëndësishme në sfond. Hapësira jo-duhanpirëse me pamje nga qendra e qytetit, Galeria KAE është vendi i vetëm i këtij lloji në Mitrovicë!

Detajet rreth hapësirës:

  • Kapaciteti i hapsirës nëse njerëzit qëndrojnë në këmbë: 75 persona
  • Kapaciteti i hapsirës nëse njerëzit qëndrojnë ulur: 50 karrige
  • Kapaciteti i hapsirës nëse eventi është gosti: 40 persona


*Për arsye të mbrojtjes së artit, ne nuk mund të japim Galerinë me qira për ngjarjet e fëmijëve.

Formulari i Kërkesës për Rezervim

*Kjo kërkesë për rezervim nuk rezervon datat që ju kërkoni nga Galeria KAE automatikisht. Sapo të marrim kërkesën tuaj, galeria do t'ju kontaktojë për të siguruar më shumë informacione dhe për të filluar procesin.

Emri *
Emri
A keni qenë më parë në Galerinë KAE? *