foto: Šehida Miftari

foto: Šehida Miftari

Jacqueline Dulin

Drejtoresha Ekzekutive / Read in English
Me origjin nga zona e Uashingtonit, D.C., Jacqueline ("Xhaklina") përfundoj studimet e nivelit Bachelor të Arteve të Bukura në pikturë dhe histori të artit në Universitetin James Madison. Përvoja e saj përfshin të qenit një dizajner interaktiv në Galerin Sackler dhe instuticionin Smithsonian si dhe me Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA. Pas largimit nga fusha e dizajnit, ajo hapi studioin e saj të artit në Raleigh --- SignificantForm Studio. Si artiste ajo mori pjesë në shumë shfaqje të jurisë dhe solo. Puna e saj ka fituar çmime dhe mbahet gjithashtu në koleksione private. Ajo vazhdon të ndjekë pikturën duke investuar në komunitetin e arteve lokale në Mitrovicë.

Para se të bëhej drejtoresh ekzekutive e KAE’s, Jacqueline ishte e përfshirë më shumë në pjesën edukativo-arsimore të artit. Në SHBA, ajo ishte ciceron për Muzeun e Artit të Karolinës së Veriut. Pasi u zhvendos në Mitrovicë, ajo filloi të jap mësim në lëndën e artin në Kosovo Leadership Academy.

Disa nga artistët e saj të preferuar janë: Mark Rothko, Richard Diebenkorn, Beverly McIver, Mickalene Thomas, Xu Bing, dhe El Anatsui.

unnamed.jpg

Jayne DeJong

Specialiste e Burimeve Njerzore
Jayne lindi dhe u rritë në Michigan. Ajo diplomoi në Eastern Michigan University në Administratë Publike. Ajo ka përvojë mbi 30 vjeqare ne Shërbim Civile, Burime Njerzore dhe nē Trajnimet/Zhvillimet e ndryshme të industrisë. Ajo pëlqen të punoi me njerëz, duke bërë atë mundet ti shoh ata duke u zhvilluar dhe përparuar.

Jayne është banore e Mitrovicës qe nga vjeshta e vitit 2016, dhe që nga atëherë ka qenë vullnetare në shkollën Kosovo Leadership Academy. Jayne nuk e konsideron veten artiste, por së fundmi artin e sheh si hobi, dhe pëlqen të vizatoj e të ngjyrosë.

IMG_7021.jpg

Besim Ibrahimi

Personi për Komunikim me Komunitetin 
Nga Mitrovica, Besimi i bashkohet galerisë si fotograf profesionistë me një pervojë të madhe. Qëndrimi i tij i qetë por i vendosur ka sjellë një ndjenjë të përsosmërisë në galeri. Ai ka diplomuar në Universitetin AAB, në drejtimin e komunikimit masiv-produksion.

Eksperienca e tijë përfshinë shkathtësi administrative aq të mira sa që e ka bindur shokun e tijë të bëhet Babadimër në fotot e tijë. Presim të shohim fotografi të bukura të galerisë në qdo vend (por këtë herë pa Babadimër).

blerina.jpg

Blerina Çitaku

Gallery Manager
Blerina i bashkangjitet Galerisë KAE si menaxhere e galerisë këtë pranverë. Ajo ka lindur në Gjermani, por është rritur në Mitrovicë. Së fundmi ka diplomuar në Akademinë e Lidershipit të Kosovës. Dashuria e saj për artin ka bërë atë që të marr pjesë në disa klube arti të ofruara në shkollën e saj. Për projektin e saj të fundit, ajo ka prezentuar para klasës dhe profesorëve projektin e titulluar "Why Art is Important". Pasioni i saj gjithashtu përfshinë të takoj njerëz të ri, të shërbejë dhe të ndihmojë komunitetin e saj. Ajo që i pëlqen më së shumti në Kosovë është kultura dhe mikëpritja e njerëzve. Të gjitha këto plus energjia që sjellë, e bënë atë të përshtatet me Galerinë KAE.

besa.jpg

Besarta Zeneli

Asistente e Galerisë
Duke filluar si një praktikanet e shkollës së mesme e më pas duke u bërë një punonjëse si Asistente e Galerisë, Besa ka diplomuar nga Kosovo Leadership Academy në Qershor të vitit 2019. Në Shtator ajo drejton në Hungari për të ndjekur studimet universitare në Word Of Life. Edhe pse ajo është një person e cila nuk di shumë rreth artit, ajo thotë që arti në ekspozita të ndryshme të galerisë KAE e mahnite atë. Ajo e krediton Galerinë qe i dha asaj mundësinë për të parë artet me një perspektivë më ndryshe. Ajo ka shumë dëshirë ti shërbej njerëzve dhe komunitetit. Pasioni i saj është ti ndihmojë të gjithëve brenda dhe jashtë Kosovës. Ajo ndjenë kënaqesi kur i bënë të tjerët të lumtur. Besa e di që arti sjell jetë në qytetin dhe komunitetin tonë.

RilindVolun.jpg

Rilind Sadiku

Vullnetar: Udhëheqës i sesionit Artist's Critique
Rilind Sadiku ka diplomuar në Arkitekturë në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT). Si një fotograf i pasionuar përfshirja e tij me Galerinë KAE përfshinë pjesmarrjen në ekspozitat dhe sesionet e Artist's Critique. Duke përdorur pasionin e tij që ka per fotografinë dhe udhëtimin, të dytë Rilindi do bëjë punë vullnetare në galeri si udhëheqës i sesioneve të Artist's Critique, çdo të dytën shtunë të muajit. E qeshura e tij e lehtë i mirëpret artistët që të vijnë dhe t’a shijojnë galerinë sikur të ishte vendi i tyre. Përveç kësaj, Rilindi është gjithashtu udhërrëfyesi për “Ecjen nëpër Qytet” që e organizon Galeria. Këto ecje janë veçanërisht të njohura tek vizitorët amerikanë, të cilët mësojnë shumë rreth historisë dhe arkitekturës së qytetit të Mitrovicës.

tina.jpg

Tina Zeneli

Praktikante
Tina është studente e shkollës së mesme dhe praktikante e Galerisë KAE. Ajo punon ne galeri qe nga muaji Shkurt 2019. Si një studente e klases 11 në Akademinë e Lidershipit të Kosovës, ajo vjen në Galeri me një pasion për të kontribuar në komunitetin e saj. Edhe pse arti nuk mund të jetë gjëja e saj, ajo e njeh vlerën e artit në qytetin e Mitrovicës. Përveç të qenit studente dhe praktikante, Tina është gjithashtu anëtare e programit të basketbollit të vajzave në shkollën e saj. Tina vazhdon të rrisë aftësitë e saj si një lidere në shkollë, në galeri, dhe në komunitetin e saj. Tina pëlqen të përshëndesë njerëzit në Galeri me buzëqeshjen e saj të ngrohtë!

EthanBioPicWEB.jpg

Ethan Walker

Piano Guy
Ethan Walker luan piano që 20 vite dhe gjithashtu ka luajtur trumpetën, bariton, fyellin, mandolinën dhe melodikën. Ethan dëshiron ti thelloj dituritë e tij për muzikën dhe ta përdorë atë që të krijoj lidhje me njerëzit në Kosovë si dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai ka jetuar në Kosovë për më shumë se 3 vite dhe i pëlqen të mësojë çdo ditë e më shumë rreth historisë, kulturës, gjuhës, dhe, sigurisht, muzikën në shtëpinë e tij të re. Ethan shfrytëzon çdo mundësi që i jepet për të bashkëpunuar me Galerinë KAE e sidomos të qenurit pjesë e bashkimit të komunitetit përmes artit dhe muzikës.