foto: Valmir Mehmetaj

foto: Valmir Mehmetaj

Jacqueline Dulin

Drejtoresha Ekzekutive / Read in English
Me origjin nga zona e Uashingtonit, D.C., Jacqueline ("Xhaklina") përfundoj studimet e nivelit Bachelor të Arteve të Bukura në pikturë dhe histori të artit në Universitetin James Madison. Përvoja e saj përfshin të qenit një dizajner interaktiv në Galerin Sackler dhe instuticionin Smithsonian si dhe me Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA. Pas largimit nga fusha e dizajnit, ajo hapi studioin e saj të artit në Raleigh --- SignificantForm Studio. Si artiste ajo mori pjesë në shumë shfaqje të jurisë dhe solo. Puna e saj ka fituar çmime dhe mbahet gjithashtu në koleksione private. Ajo vazhdon të ndjekë pikturën duke investuar në komunitetin e arteve lokale në Mitrovicë.

Para se të bëhej drejtoresh ekzekutive e KAE’s , Jacqueline ishte e përfshirë më shumë në pjesën edukativo-arsimore të artit. Në SHBA, ajo ishte ciceron për Muzeun e Artit të Karolinës së Veriut. Pasi u zhvendos në Mitrovicë, ajo filloi të jap mësim në lëndën e artin në Kosovo Leadership Academy.

Disa nga artistët e saj të preferuar janë: Mark Rothko, Richard Diebenkorn, Beverly McIver, Mickalene Thomas, Xu Bing, dhe El Anatsui.

AdelinaShot1.jpg

Adelina Vinarci

Asistente administrative
Duke punuar në diplomën e saj bachelor nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë, Adelina i bashkohet ekipit të Galerisë KAE me një dashuri për artin dhe me aftësitë administrative për të mbajtur gjërat të organizuara. Udhëtimet e saja në Vjenë dhe punësimi gjatë verës në Gjermani në vitin e kaluar e kanë forcuar atë si një anëtar i stafit që flet rrjedhshëm gjermanisht. Përveç gjuhës gjermane, Adelina është edhe një përkthyese e aftë në gjuhën angleze. Roli i Adelinës do të përfshijë gjithashtu udhëheqjen e programit e Let's Talk! për fëmijë. 

Debora1.jpg

Debora Peci

Praktikante
Debora aktualisht po ndjek studimet  në fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Sjellja e saj pozitiv dhe përkushtimi për të përjetuar sfida të reja, përvojën e saj profesionale përfshin të qenurit recepsioniste në Akademinë e Lidershipit të Kosovës dhe një asistent kërkimor në OJQ Demokracia Plus në Prishtinë. Megjithëse jeta e saj e zënë e mbanë atë në Prishtinë gjatë javës, ajo nuk ka ndarë rrugët me Mitrovicën. Ajo siguron që gjithmonë të gjejë mënyra për të ndihmuar komunitetin e saj, edhe nëse kjo do të thotë të sakrifikosh fundjavat e saj.

Rilind.jpg

Rilind Sadiku

Vullnetar: Udhëheqës i sesionit Artist's Critique
Rilind Sadiku ka diplomuar në Arkitektur në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT). Si një fotograf i pasionuar përfshirja e tij me Galerin KAE përfshinë pjesmarrjen në ekspozitat dhe sesionet e Artist's Critique. Duke përdorur pasionin e tij që ka per fotografinë dhe udhëtimin, Rilindi do bëjë punë vullnetare në galeri si udhëheqës  i sesioneve të Artist's Critique çdo të shtunë të dytë të muajit. E qeshura e tij e leht i mirëpret artistët që të vijnë dhe të e shijojnë galerinë sikur të ishte vendi i tyre.

Agnesa.jpg

Agnesa Mulliqi

Vullnetare:
Në vitin e saj të fundit në Akademinë e Lidershipit të Kosovës, Agnesa është e aftë të komunikojë në gjuhën angleze. Dëshira e saj për të ndihmuar dhe për të mësuar e bën atë një pasuri të këndshme në Galeri.