Tour.png

Read in English

Komentet e Klientit:

"Ishte shumë mirë të mësosh për rëndësinë e skulpturave dhe ndërtesave pranë të cilave kalojmë çdo ditë." 

 

"Udhërrëfyesi ishte shumë i sjellshëm dhe kishte shumë njohuri për arkitekturën. Ai madje dha një mësim fotografik aty-për-aty."

BridgeWalk04.png

Turne në Qytet

Na lejoni të ndajmë me ju dashurinë dhe pasionin që kemi për qytetin tonë! Të gjitha ecjet nëpër qytet udhëheqen nga vendas të Mitrovicës të cilët janë të gatshëm të ndajnë me ju storiet dhe përvojat e tyre.  

Më shumë se udhërrëfyes, ne jemi tregues të tregimeve. Tentojmë të tejkalojmë vetëm tregimin e pamjeve, duke ofruar perspektiva të ndryshme, gjithmonë duke qenë te hapur dhe të sinqertë.  

Bashkohuni në njërën ndër ecjet tona nëpër qytet dhe zbuloni historinë komplekse dhe magjepsëse të Mitrovicës!   

Udhëtimi me Këmbë në Qytetin e Mitrovicës
Do të dëgjoni dëgjoni tregime interesante nga historia dhe prejardhja e pasur e këtij qyteti – duke filluar nga xhamia më e madhe në Kosovë, deri te “ura” e sotme në Mitrovicë. Pjesët më interesante të këtyre udhëtimeve janë nxjerrja në pah e arkitekturës historike, monumentet e figurave historike shqiptare, si dhe hamami turk. Kjo ecje gjithashtu do t’iu njoftoj me zemrën e qytetit - “korzën” e famshme, ku ndodhen një sërë kafesh të cilat shërbejnë makiaton më të mirë në Ballkan. 

Çfarë mund të prisni:

  • Udhëtimi zgjat rreth 1.5-2 orë, varësisht nga madhësia e grupit 
  • Udhëtimi është në gjuhën angleze
  • Të gjitha udhëtimet fillojnë nga Galeria Kosovo Art Exchange (lokacioni jonë është KËTU)

Mbështetja e artit në Mitrovicë:
Pagesat për udhëtimet ndihmojnë që Galeria KAE të vazhdoj të mbështes artistët vendas duke ofruar një vend ku mund të shfaqen punimet e tyre. 

Pagesa:

  • 7€ për personat 16 vjeçar apo më të vjetër
  • Fëmijët 15 vjeçar apo më të rinjë janë pa pagesë 
  • Pagesa duhet të bëhet tek Galeria KAE (vetëm me para të thata)  

 Read in English

Formulari për Kërkesë për Rezervim të Udhëtimit

* Kjo kërkesë e rezervimit të udhëtimit nuk garanton Galerinë e KAE për datën dhe kohën që kërkoni. Sapo të marrim kërkesën tuaj, galeria do t'iu kontaktojë për të siguruar orarin e udhëtimit tuaj. 

Emri * *
Emri *
Please include how many adults and children.
Tours can begin as early as 11 am or as late as 4 pm (May - September)
Have you been to the KAE Gallery before? *